Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 02 shkurt 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new
 
Operacioni policor "Rruga e gabuar", goditet grupi kriminal me 36 anëtarë të dyshuar.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, organet e tjera ligjzbatuese në vend, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rruga e gabuar”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie "Arrest shtëpie". Ndërkohë,  u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik. Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim".
Personat e arrestuar janë:
A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana
S.K., 60 vjeç, nga Tirana 
R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra
D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra 
L.M., 61 vjeç, nga Përmeti 
A.Z., 48 vjeç, nga Delvina
E.O., 52 vjeçe, nga Saranda
K.Gj, 52 vjeç, nga Korça
A.D., 54 vjeç, nga Korça 
P.B., 59 vjeç, nga Vlora
G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana 
B.M., 52 vjeç, nga Kruja 
A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra
Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora
A.E., 47 vjeç, nga Sranda
E.M., 31 vjeç, nga Fieri
I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra 
S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra
M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë)
D.T., 50 vjeç, nga Elbasani
B.H., 45 vjeç, nga Berati
Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra
V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra
M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra
V.G., 54 vjeç, nga Saranda
E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie)
Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie)
E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie)
J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie)
A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie)
I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie)
Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie)
Operacioni  u zhvillua në bashkëpunim dhe me Drejtoritë Vendore të Policive në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, ku u përfshinë rreth 250 forca policie. Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë, Korçë, etj. 
Ky operacion u zhvillua në vijim të procedimit penal "272", në bazë të hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e  Prokurorisë se Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese vendase e të huaja, ku u godit pjesa tjetër e grupit të strukturuar kriminal që vazhdonte aktivitetin pas goditjes në vitin  2018. Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.
Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara kundrejt përfitimit monetar, u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së me linja ajrore ose tokësore, e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.
Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
Në funksion të këtij hetimi, janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve. Në këtë veprimtari kriminale, është evidentuar përfshirja edhe e një punonjësi të policisë i cili duke shpërdoruar detyrën ka kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononte për shkak të detyrës në një pikë kontrolli kufitar.
Gjatë operacionit nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qënieve njerëzore, si dhe personat e tjerë të përfshirë. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".
 
Durrës - Kontrolle në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht një shtetas. Është proceduar penalisht shtetasi A.E. për veprën penale" “Organizimi i llotarive të palejuara”dhe"Vënia  në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij është konstatuar se organizonte llotari në mënyrë të paligjshme.
Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut. Policia e Shtetit fton cilindo  të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
 
Elbasan - Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me  Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: J. (G) S., 45 vjeç,  banues në Cërrik.Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykatës e Barit Itali e ka dënuar me 11 vite burgim,  për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
 
Kapshticë - Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Krime që lidhen me drogën". Po ky shtetas, në hyrje të kufirit shqiptar nuk deklaroi disa pajisje elektronike me qëllim që të shmangte detyrimet doganore. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar provizorisht shtetasi D. P., 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg / Gjermani, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën". Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.
Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.
 
Fier - Vidhte portofolat pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, policia vë në pranga autorin e dyshuar.
Pas një pune hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin N.L.,62 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të  shtetasit G.T., I.D., dhe A.Gj. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".
 
Kurbin - Informacion paraprak .
Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.
 
Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 1 i ndaluar dhe 44 ndiqen në gjendje të lirë. 
 
Në PKK Muriqan, u ndalua shtetasi P.P., 56 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjetën të fshehura një sasi e konsiderueshme paketash cigaresh kontrabandë.
 
Në gjithë territorin janë kapur 2 shtetas në kërkim kombëtar, konkretisht: në qarkun Korçë është kapur 1 person në kërkim për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”; në qarkun Gjirokastër është kapur 1 person në kërkim për “Vjedhje me armë”.
 
Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast në qarkun Shkodër ku është arrestuar 1 shtetas dhe 1 tjetër është proceduar në gjëndje të lirë.
 
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” në qarkun Tiranë; 1 rast i "Plagosjes së lehtë me dashje” në qarkun Korçë dhe 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” në qarkun Fier.
 
Janë evidentuar 4 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht: 1 rast në qarkun Durrës ku autori është proceduar në gjëndje të lirë; 1 rast në qarkun Elbasan ku autori është arrestuar dhe 2 raste në qarkun Lezhë ku një nga autorët është shpallur në kërkim dhe tjetri është proceduar në gjëndje të lirë. Gjithashtu janë plotësuar 3 kërkesë padi për Urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. 
 
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 
 
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit”, ku autorët janë proceduar në gjëndje të lirë.
 
Janë evidentuar 4 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë; 1 rast në qarkun Elbasan dhe 1 rast në qarkun Gjirokastër, ku autorët janë proceduar në gjëndje të lirë. 
 
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh me 7 shtetas të lënduar të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si dhe 1 aksident me pasojë vdekjen në qarkun Kukës, ku autori është arrestuar.
 
Janë evidentuar 2 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, në qarkun Korçë dhe Lezhë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
 
Janë evidentuar 3 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, 1 rast në PKK Rinas, 1 rast në Qafë Botë dhe 1 rast në PKK Morinë, ku autorët janë proceduar në gjëndje të lirë.
 
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
 
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30