Gjirokastër: Parandalohet vjedhja në banesën e 64 vjeçarit. Ndalohen tre shtetas nga Policia.

Gjirokastërgji

Parandalohet vjedhja në banesën e 64 vjeçarit.

Ndalohen tre shtetas nga Policia.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale mjetet që do përdoreshin për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër falë reagimit të shpejtë e punës së mirëorganizuar u bë ndalimi me iniciativë i shtetasve:

- I.S, 44 vjeç, banues në Lushnjë,

- A.K, 36 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për plagosje me armë në Gjermani),

- L.D, 35 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar më parë për vjedhje dhe grabitje banesash në Itali e Suedi).

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit T.S, 64 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i automjetit tip Mercedes-Benc, dy armë zjarri të llojit pistoletë, një vare me bisht druri, dy leva, dy kaçavida, tre palë doreza plastike, radio dore për komunikim në distancë, ngjitës natriban, çekiç e disa materiale të tjera.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shallës së Parë Gjirokastër për Veprime të mëtejshme, për veprat penale " Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" nenet 134/3-
25-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3