Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 03 shkurt 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Kurbin-Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, u ndalua shtetasi K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione të fshehura. Gjithashtu, me 22 Janar 2019, ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ka caktuar masën e sigurisë " Arrest në burg" për veprat penale" Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake" " Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë" dhe " Dhunë në familje"

Gjithashtu janë kapur dhe 2 persona të tjerë në kërkim, konkretisht: në P.K.K Rinas, u kap në hyrje shtetasi në kërkim, Sh. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata Rrethit  Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake"; në qarkun Fier u ndalua shtetasi në kërkim, L. N., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 131 ditë burg, për veprën penale, “Vjedhja në rrethana rënduese të kryerjes së një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më parë”.

Kavajë-Policia ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për 8 shtetas të mitur për të cilët ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikura nga neni 100/2 i Kodit Penal. Njëri prej tyre është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesë. Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka bërë kallëzim një 14-vjeçare, se në periudha të ndryshme kohore në disa raste  ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 shtetasit e mitur.

Kapshticë- Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit J.B, 47 vjeç, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm me skaner të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në vijën e dytë, në mjetin tip “Nissan” që ky shtetas drejtonte, në dy dyert e pasme iu gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 360 qese me duhan të grirë, pa dokumentacionin përkatës, të cilat shtetasi J.B, nuk i kishte deklaruar. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër-Parandalohet vjedhja në banesën e 64 vjeçarit. Ndalohen tre shtetas nga Policia.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale mjetet që do përdoreshin për kryerjen e kësaj vjedhjeje.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër falë reagimit të shpejtë e punës së mirëorganizuar u bë ndalimi me iniciativë i shtetasve:- I.S, 44 vjeç, banues në Lushnjë,- A.K, 36 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për plagosje me armë në Gjermani)- L.D, 35 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar më parë për vjedhje dhe grabitje banesash në Itali e Suedi).Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për Veprime të mëtejshme, për veprat penale " Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 13 i ndaluar dhe 39 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar qarkun Tiranë; 1 rast i Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Durrës; dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” është evidentuar në qarkun Shkodër.

Janë evidentuar 5 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë ku në 2 raste autori është arrestuar dhe në 1 rast është proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë ku autori është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast në qarkun Fier ku autori është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë plotësuar 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë; 2 raste në qarkun Durrës dhe 1 rast në qarkun Vlorë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhjes së energjisë elektrike” në qarkun Vlorë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 6 raste aksidentesh me 7 shtetas të lënduar të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si dhe 1 aksident me pasojë vdekjen në qarkun Korçë, ku autori është arrestuar.

Janë evidentuar 5 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit (4 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Korçë) të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Kalimit të paligjshëm të kufirit” në PKK Rinas, ku autori është proceduar në gjëndje të lirë.

Janë referuar materialet në Prokurori për 1 ngjarje të klasifikuar aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1