Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës

Tiranëweb1 alkool

Edhe këtë fundjavë, vijuan patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, ku objekt i rrugorëve të kryeqytetit ishin vetëm mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si shpejtësi mbi normat e lejuara apo drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit.

Nga verifikimet e kryera, në sajë të përdorimit të pajisjeve speciale si radar dhe alkoolmatës, gjatë fundjavës janë evidentuar dhe:

• arrestuar në kushtet e flagrancës 11drejtues mjetesh për drejtim mjeti në menyrë të parregullt, 9 nga të cilët në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi.

• pezulluar 86 leje drejtimi, nga të cilat 44 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 28 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera të ndryshme.

• proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.

• ndaluar administrativisht 29 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

• vendosur 1650 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Siguria juaj në rrugë, detyrimi ynë, bashkëpuno edhe ti, respekto rregullat e qarkullimit rrugor, denonco çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

web2alkool

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3