Shkodër - finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Para të paligjshme"

Shkodër DVP SHKODER new
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Para të paligjshme", arrestohen dy shtetas, sekuestrohet një shumë parash.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare nje shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5