Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 05 shkurt 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  paligjshmërisë.01drejtoria new

Shkodër - Finalizohet me sukses operacioni policori koduar "Para të paligjshme", arrestohen dy shtetas, sekuestrohet një shumë parash. Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje. Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme. Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Fier - Finalizohet me sukses operacioni "Kartëmonedha". Sekuestrohen 3000 euro të dyshuara të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Operacioni nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar "Kartëmonedha". Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë. Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur "Rreth rrotullimi i parkut" Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartëmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim".

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 52 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 2 të ndaluar dhe 37 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 1 rast për ‘Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie , kryer në bashkëpunim’, është evidentuar në qarkun Shkodër; 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” është evidentuar në qarkun Fier; 4 raste të ‘Kanosjes’ janë evidentuar (2 në qarkun Tiranë dhe 2 në qarkun Vlorë).

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë më 1 autor të proceduar në gjendje të lirë; dhe 1 rast në qarkun Lezhë me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të   “Dhunës në familje”, 2 raste në qarkun Tiranë me 1 autor të arrestuar dhe 1 në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Durrës me 1 autor të arrestuar dhe 1 në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë ku autori është arrestuar dhe 1 rast në qarkun Elbasan ku autori është shpallur në kërkim. Gjithashtu janë plotësuar 12 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhjes së energjisë elektrike”, në qarkun Tiranë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast për “Moskallëzim krimi”, në qarkun Tiranë, ku 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësisë”, në qarkun Elbasan, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh me 3 shtetas të lënduar lehtë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është   evidentuar 1 rast për   “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” , në PKK Kapshticë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në PKK Morinë është ekstraduar një shtetas rumun, për llogari të shtetit kosovar.

Janë referuar materialet në Prokurori për 2 ngjarje të klasifikuara aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të respektojnë normat e lejuara të shpejtësisë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1