Vlorë: Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

VlorëInterpol
 
Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
 
57 vjeçari i  dënuar me 10 vite burgim.
 
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K. P., me banim në Tepelenë.
 
K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".
 
Në bashkëpunim me Interpol  Tirana vijojnë veprimet e tjera proceduriale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3