Raporti Ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit 06 Shkurt 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new
 
Vlorë. Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 57 vjeçari i  dënuar me 10 vite burgim. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin  K. P., me banim në Tepelenë. K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Në bashkëpunim me Interpol  Tirana vijojnë veprimet e tjera procedurale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
 
Durrës - Policia reagon në kohë dhe  arreston në flagrancë  tre persona për veprat penale  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  dhe “Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim”. Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë  arrestuar në flagrancë shtetasit  A.U., A.P. dhe A.G. Këta shtetas  dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019,  në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i  kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës  së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  dhe “Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim”.
 
Korçë. Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda. Arrestohet në flagrancë një shtetas  i cili tentoi të vrasë me armë zjarri punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin e këtij shtetasi, me një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik si dhe municion luftarak. Më datë 05.02.2019, është marrë një telefonatë ku është kërkuar ndihma e Policisë në lagjen nr 4 në Korçë, pasi një shtetas në gjendje të dehur po konfliktohej me një  shtetas tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët. Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi G.Xh, 69 vjeç, në gjendje të dehur, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H, 47 vjeç, të dy banues në këtë lagje duke u bërë shqetësim për banorët, ku shtetasi G.XH  ishte larguar menjëherë për në banesë ku dyshohet se do merrte një armë zjarri. Në momentin që shërbimet e Komisariatit Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka  drejtuar armën e zjarrit  automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.  Policia ka  neutralizuar autorin duke bërë  arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. Shtetasi i lartpërmendur, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit
 
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, nga këta: 19  janë të arrestuar, 4 të  ndaluar, 39 ndiqen në gjendje të lire dhe 7 prej tyre janë shpallur në kërkim.
 
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 1 rast i "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie , kryer në bashkëpunim" është evidentuar në qarkun Durrës;  1 rast i “Plagosjes së rëndë me dashje” është evidentuar në qarkun Tiranë; 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje”  është evidentuar në qarkun Tiranë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar (1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër); si dhe  1 rast i “Kanosjes”  është evidentuar në qarkun Lezhë.
 
Në fushën e narkotikëve  janë  evidentuar 3 raste, konkretisht 2 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast në qarkun Vlorë më 1 autor të proceduar në gjendje të lire.
 
Janë  evidentuar 3 raste të   “Dhunës në familje”, 1 rast në qarkun Tiranë me 1 autor të arrestuar; 1 rast në qarkun Fier me 1 autor në gjendje të lirë; 1 rast  në qarkun Gjirokastër me 1 autorë në gjendje të lirë. 
Gjithashtu janë plotësuar 6 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.
 
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Është evidentuar 1 rast  i “Vjedhjes së energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.
 
Janë  evidentuar 2 raste   “Ndërtim pa leje”, në qarkun Elbasan, me 2 autorë të  proceduar në gjendje të lirë.
 
Është evidentuar 1 rast  i “Vetëgjyqësisë”, në qarkun Tiranë, me 2 autorë të  proceduar në gjendje të lirë.
 
Janë  evidentuar 2 raste  të “Shkatërrimit të pronës”, 1 rast në qarkun Durrës dhe 1 rast në qarkun Elbasan, me 2 autorë të  proceduar në gjendje të lirë.
 
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 2 raste aksidentesh me 2 shtetas të lënduar lehtë të cilët ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.
 
Janë evidentuar 8 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit (5 në qarkun Tiranë, 1 në qarkun Korçë, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Fier) të cilët janë arrestuar në flagrancë.
 
Janë proceduar penalisht 5 shtetas për veprën penale  “Kalim të paligjshëm të kufirit” .
 
Janë referuar materialet në Prokurori për 3 ngjarje të klasifikuara aksidentale.
 
Në Tiranë  Policia Rrugore vijon  patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje në të gjitha rrugët dhe zonat e kryeqytetit ku qytetarët adresojnë shkelje apo parregullsi të përditshme. Ndonëse, shërbimet e policisë rrugore patrullojnë të gjithë territorin duke këshilluar, por edhe duke proceduar për shkeljet që janë burim për aksidente rrugore, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që nxitojnë për të arritur të parët, pa u shqetësuar për sinjalizimin rrugor dhe kufizimet e tij. Policia Rrugore nëpërmjet publikimeve ka vetëm një qëllim: Sensibilizim dhe ndërgjegjësim për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
 
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3