Raporti Ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit 07 Shkurt 2019

Policia e Shtetit është  e angazhuar në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Në gjithë meritorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në këtë kuadër në Tiranë, Policia ka proceduar penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 televizorë dhe një aparat celular. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: - Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, nga këta: 6 janë të arrestuar, 6 të ndaluar, 42 ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 raste " Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar (1 në qarkun Tiranë dhe 1 qarkun Gjirokastër); 1 rast i “Plagosjes së rëndë me dashje” është evidentuar në qarkun Elbasan; 1 rast i “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” është evidentuar në qarkun Vlorë; 1 rast i “Kanosjes” është evidentuar në qarkun Vlorë; 2 raste të “Shkaktimi i vetëvrasjes” janë evidentuar në qarkun Korçë dhe Durrës.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, konkretisht 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast në qarkun Gjirokastër më 1 autor të arrestuar.

Janë evidentuar 3 raste të   “Dhunës në familje”, 1 rast në qarkun Berat me 1 autor të arrestuar; 1 rast në qarkun Fier me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Vlorë me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë plotësuar 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhjes së energjisë elektrike”, në qarkun Tiranë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste   “Ndërtim pa leje”, konkretisht në qarkun Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimit të pronës”, konkretisht 1 rast në qarkun Durrës me 1 autorë të ndaluar, dhe 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizim i lotarive të palejuara”, "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" , në qarkun Tiranë, me 1 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndotjes së ajrit”, në qarkun Fier me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në portin e Durrësit, Policia Kufitare në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në hyrje ka proceduar penalisht dy shtetas për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh me 4 shtetas të lënduar lehtë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit (1 në qarkun Tiranë, 1 në qarkun Vlorë) me 1 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit” .

Janë referuar materialet në Prokurori për 3 ngjarje të klasifikuara aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3