Raporti Ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit 08 Shkurt 2019

Policia e Shtetit është  e angazhuar në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjithashtu po në të  gjithë territorin e vendit  vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. 

Elbasan - Policia e Elbasanit, ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një laptop pasi dyshohet se përdorej për të luajtur lojërat e fatit dhe bastet sportive. Procedohet penalisht pronarja e një subjekti shtetasja A.B., 46 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara " dhe "Organizimi i lotarive të palejuara". Policia e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e Qarkut. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe të paanshëm. 

Fier - Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bën ndalimin e shtetasit A.M, 40 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.H dhe E.V. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K.Ç. Policia po punon për dokumentimin e rasteve të tjera pasi këta shtetas janë të dyshuar edhe për disa vjedhje në zonën e Fierit dhe Vlorës Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Vlorë- Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim T.V., 30 vjeç, banues në Piqeras, Himarë. Strukturat e Policisë Himarë kanë bërë ndalimin e këtij shtetasi për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese dhe municioneve". Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2018 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, nga këta: 15 janë të arrestuar, 8 të ndaluar, 62 ndiqen në gjendje të lire dhe 10 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 3 rast të " Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë, Lezhë dhe Kukës; 4 raste të “Kanosjes” janë evidentuar në qarkun Tiranë , Elbasan, Korçë, Gjirokastër; 2 raste të “Plagosje e lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Korçë dhe Elbasan; si dhe 1 rast i “Plagosje e rëndë me dashje” është evidentuar në qarkun Kukës.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, konkretisht 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autorë të arrestuar dhe 1 rast në qarkun Durrës më 1 autorë të ndaluar.

Janë evidentuar 9 raste të   “Dhunës në familje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë me 1 autor të arrestuar dhe 1 në kërkim; 1 rast në qarkun Durrës me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Elbasan me 1 autor të arrestuar; 1 rast në qarkun Korçë me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Berat me 1 autor të arrestuar dhe 1 në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Lezhë me 1 autor të arrestuar; 1 rast në qarkun Shkodër me 1 autor të arrestuar.

Gjithashtu janë plotësuar 13 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhjes së energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste   “Ndërtim pa leje”, konkretisht në 2 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 2 në Vlorë, dhe 1 në Shkodër, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimit të pronës”, konkretisht në qarkun Korçë me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast “Moskallëzim krimi”, në qarkun Tiranë me 1 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, në qarkun Lezhë me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste   “Vetëgjyqësisë”, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Durrës, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh me 6 shtetas të lënduar lehtë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit (1 në qarkun Korçë, 1 në qarkun Fier) me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë proceduar penalisht 9 shtetas për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Janë referuar materialet në Prokurori për 4 ngjarje të klasifikuara aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3