Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 09 shkurt 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 55 shtetas, nga këta: 10 janë të arrestuar, 1 ndaluar dhe 40 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur në kërkim.

Pukë-Identifikohet autori dhe zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbeti i vrarë shtetasi P. B. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se autori i dyshuar është shtetasi E.D. 25 vjeç, koleg pune me viktimën. Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B., në prani të disa punonjësve të tjerë, që po pushonin në të njëjtin ambjent. Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar. Policia po punon për kapjen e tij.

Në gjithë territorin janë kapur 4 persona në kërkim, konkretisht: në PKK Rinas janë kapur 2 persona në kërkim, përkatësisht për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; në qarkun Tiranë është kapur 1 person në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”; në qarkun Fier është kapur 1 person në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po në PKK Rinas u ekstradua drejt Italisë nëpërmjet ZQK Interpol Tirana, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, A. K., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Apelit Milano, Itali, e ka dënuar me 30 vite burg, për veprën penale “'Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar qarkun Tiranë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” është evidentuar në qarkun Berat.

Është evidentuar 1 rast i “Dhunës në familje”, në qarkun Tiranë ku autori është shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 1 rast në qarkun Durrës dhe 1 rast në qarkun Elbasan, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 rast i “Vjedhjes së energjisë elektrike”, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë ku autori është proceduar arrestuar; 1 rast në Shkodër, ku autori është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast në qarkun Dibër ku autori është arrestuar.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh me 10 të lënduar, ku 1 prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të lënduarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, si dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur .

Është evidentuar 1 rast i “Kalimit të paligjshëm të kufirit” në PKK Rinas, ku autori është proceduar në gjëndje të lirë.

Janë referuar materialet në Prokurori për 2 ngjarje të klasifikuar aksidentale.

Si dhe janë evidentuar 5 raste të vetëgjyqësisë, kryesisht në fushën e pronës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1