Tiranë: Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.

Tiranëdrejtoria-e-policise-tirane
 
Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.
 
Specialistët e Seksionit  për Krimin Ekonomik e Financiar në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë  proceduan penalisht shtetasin G.V., 30 vjec, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Superligës.
 
Në datën 09.02.2019 në stadiumin "Selman Stermasi",  gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës  është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.
 
Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3