Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 shkurt 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë-Policia identifikon dhe procedon penalisht 4 të rinjtë të cilët shfaqen në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri -tjetrin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, identifikuan, shoqëruan dhe proceduan penalisht, shtetasit e përfshirë në konflikt , konkretisht D. Q., E. K., Z. C., dhe H. C. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 16:00 të datës 08 shkurt 2019, në qendër Kamzë, për motive të dobëta, shtetasit E.K., Z.C., dhe H.C., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin D.Q., duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, konflikt i nisur më parë nga shtetasi D.Q. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Tiranë-Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Super Ligës. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë proceduan penalisht shtetasin G.V., 30 vjeç, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Super ligës. Në datën 09.02.2019 në stadiumin "Selman Stermasi", gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018. Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lezhë-Sot, rreth orës 11:00, pas kërkimeve intensive nga polumbarët e Renea-s, forcat policore të Lezhës dhe ato të Kufirit, u gjet në afërsi të grykëderdhjes së lumit Drin në det, trupi i i pajetë i shtetasit A.Z. 54 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili dyshohet të jetë mbytur më datë 28 Janar 2019 në lumin Drin në Ishull Lezhë. Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fier-Policia zbardh ngjarjen ku u plagos me mjet prerës 46 vjeçari E.H. Kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i plagosjes. Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi E.H, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, shtetasin A.M, 45 vjeç, banues në Patos. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Pukë-Në vijim të informacionit për vrasjen në Pukë ju njoftojmë se u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi P. B. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 63 shtetas, nga këta: 14 janë të arrestuar, 1 ndaluar dhe 48 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin janë kapur 3 persona në kërkim, konkretisht: në qarkun Vlorë është kapur 1 person në kërkim për veprën penale “Vjedhje”; në qarkun Lezhë është kapur 1 person në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”; në qarkun Kukës është kapur 1 person në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 10 raste, konkretisht: në qarkun Tiranë janë evidentuar 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Elbasan 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Korçë 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje”; në qarkun Fier 1 rast i “Plagosjes së rëndë me dashje”; në qarkun Vlorë 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje”; në qarkun Gjirokastër 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Lezhë 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”.

Janë evidentuar 7 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë ku 2 autorë janë arrestuar dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Fier ku autori është proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Shkodër ku autori është proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Kukës ku autori është proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Dibër ku autori është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë dhe 1 rast në qarkun Durrës, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhjes së energjisë elektrike” në qarkun Shkodër, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh me 10 të lënduar, ku 1 prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të lënduarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 rast të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e qarkullimit rrugor. Gjatë monitorimeve janë konstatuar një sërë shkeljes rrugore, kryesisht ato të parkimeve të gabuara. Hapësirat për parkim, qofshin ata publike apo të rezervuara për subjekte të ndryshme tregohen me sinjale të caktuara vertikale dhe horizontale. Vendkalimet e këmbësorëve, vendet e rezervuara për taksitë, trotuaret janë destinuar për kategoritë respektive. Duaje rregullin, respekto tjetrin dhe shmang ndëshkimin administrativ nga Policia.

Ndërko Drejtoria e Policisë Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Gjithashtu në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1