Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 shkurt 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, filloi procedimi penal për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019 pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, pasi kanë marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambientet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet procedurale. Shtetasi A,M, pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Tiranë. Nga Specialistët për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë ndalimi i shtetasit që ishte i shpallur në kërkim L. A, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike“ dhe “Shpërdorimi i detyrës“.

Durrës - Informacion paraprak: Më datë 11.02.2019, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë - Informacion paraprak: Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, nga këta: 9 janë të arrestuar, 3 të ndaluar, 48 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 janë shpallur në kërkim.

Janë ndalur 2 persona në kërkim, konkretisht: në qarkun Tiranë është ndalur 1 person në kërkim për veprat penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike“ dhe “Shpërdorimi i detyrës“, si dhe  në qarkun Gjirokastër është ndaluar 1 person në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht 1 rast në qarkun Tiranë, dhe 2 raste në qarkun Fier   ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 8 raste, konkretisht: në qarkun Tiranë janë evidentuar 2 raste “Dëmtime të tjera me dashje”; 1 rast i ‘Plagosjes së rëndë me dashje’, dhe 1 rast i “Kanosjes”; janë evidentuar 4 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”(në qarkun Tiranë, Korçë dhe Vlorë);

Është evidentuar 1 rast i “Dhunës në familje”, në qarkun Korçë ku autori është arrestuar, si dhe janë plotësuar 2 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 2 raste në qarkun Durrës, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhjes së energjisë elektrike” në qarkun Durrës , ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh me 5 të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht 3 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Elbasan të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimit të pronës” konkretisht: 1 rast në qarkun Fier, 1 në qarkun Korçë, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria e Policisë Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Gjithashtu në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1