Berat: Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Beratd.p.p.berat
 
Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
 
Procedohen penalisht 2 shtetas për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", " Mospagim i taksave","Fshehja e të ardhurave"
 
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
 
- D.H, 36 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.
 
-A.T, 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe nuk ishte i pajisur me kasë fiskale.
 
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Berat deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. 
 
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4