Rinas: Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja

Rinas 
 
Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja me dhunë".
 
Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit Gëzim Toma, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.
 
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 
Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.
 
Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut.
 
Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2