Fier: Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narktotike, dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike.

Fiergf1
 
Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narktotike, dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre  lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike.
 
Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.
 
Si rezulat i veprimeve të kryera  u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorrike".

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2