Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 02 mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në këtë kuadër në Berat, Policia ka vijuar kontrollet në të gjithë Qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe proceduar penalisht 2 shtetas për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", " Mospagim i taksave","Fshehja e të ardhurave". Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit: D.H, 36 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit (loto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar. A.T, 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit (lloto sporti), si dhe nuk ishte i pajisur me kasë fiskale. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Berat deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Rinas - Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja me dhunë". Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit G. T., 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi G. T., ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh. Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambientet e burgut. Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Fier-Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike. Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarre, pranë banesës së shtetasit L.M, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, 2 automjete tip Fuoristrada pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë. Si rezultat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, nga këta:12 janë të arrestuar, 2 ndaluar dhe 40 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin janë kapur 2 persona në kërkim, konkretisht: në qarkun Berat është kapur 1 shtetas i shpallur në kërkim për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”; në DVKM Korçë u kap 1 shtetas në kërkim për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Në fushën e krimeve kundër personit është e evidentuar 1 rast i “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Durrës; në qarkun Vlorë është evidentuar 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje”. Gjithashtu në qarkun Tiranë është arrestuar një 17-vjeçar, pasi ka lënduar dy të rinj me mjet prerës, të cilët ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Janë plotësuar 8 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Janë evidentuar 3 raste të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në qarqet Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 7 raste të “Ndërtimit pa leje”, 1 rast në qarkun Tiranë , 5 raste në qarkun Durrës dhe 1 rast në qarkun Elbasan, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast 1 “Mosbindjes së urdhrit të punonjësit të policisë”, në qarkun Tiranë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh me 8 të lënduar, të cilët tjerë jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 5 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, 4 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 7 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, 6 në PKK Rinas dhe 1 DVKM Gjirokastër, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë referuar materialet në Prokurori për 1 ngjarje të klasifikuar aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse , si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31