Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 03 Mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60  shtetas, nga këta: 12  janë të arrestuar, 3 të ndaluar,  39 ndiqen në gjendje të lire dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Tiranë- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin E.M. 31 vjeç , banues në Tiranë. Shtetasi E.M. është person I dyshuar për kryerjen e veprave penale të “ Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentative , e kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake “ të parashikuara nga nenet 79/dh, 22-25 dhe 278 të Kodit Penal. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Janë kapur 2 persona të shpallur në kërkim, konkretisht 1 në qarkun Vlorë për “Kanosje" dhe “Përndjekje” dhe 1 në qarkun Dibër për veprën penale “Vjedhja” .

Në fushën e krimeve kundër jetës dhe lirisë së personit në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 3 raste “ Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarqet Durrës, Fier dhe Lezhë, 1 rast "Goditje për shkak të detyrës” është evidentuar në qarkun e Beratit dhe 1 rast "Shkaktim i vetvrasjes” në qarkun e Korçës.

Është proçeduar 1 shtetas për “ Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike” .

Në fushën e hetimit të narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht në qarqet Tiranë dhe Shkodër me 2 autorë të arrestuar dhe 2 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste “Dhunë në familje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Lezhë, Durrës,  me 1 autor të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë - padi për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Në fushën e veprave penale kundër pronës janë evidentuar në total 16 raste të vjedhjes, ku janë zbuluar 6 prej tyre me 6 autorë ( 4 proceduar dhe 2 në kërkim), ndërsa për rastet e tjera vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe 4 raste të shkatërrimit e prishjes së pronës, ku dy prej tyre janë zbuluar me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa pr dy raste vijon puna për zbardhjen e tyre.

Janë evidentuar 3 raste “Ndërtim i paligjshëm” me 3 të proçeduar ( 2 në gjendje të lire dhe 1 në kërkim).

Është proçeduar 1 shtetas për “ Prishje të rendit dhe qetësisë publike” duke lejuar muzikë me volum të lartë në një lokal në Gjirokastër.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 6 raste aksidentesh, ku janë lënduar 10 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 1 shtetas ka humbur jetën.

Janë evidentuar 7 drejtues mjetesh në gjendje të dehur të cilët janë  arrestuar në flagrancë, si dhe 1 drejtues mjeti i papajisur me leje drejtimi.

Në fushën e hetimit të veprave të krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste në total, 3 në qarkun Tiranë për “Mashtrim” me 3 autorë të proçeduar në gjendje të lirë, dhe 3 raste në PKK Rinas e Korçë për “ Fallsifikim dokumentash” me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 proçeduar në gjendje të lire.

Janë proçeduar 2 shtetas për “ Kalim të paligjshëm kufiri” në qarkun Kukës.

Janë referuar materialet në Prokurori për 4 ngjarje të klasifikuara aksidentale .

Drejtoria e Policisë Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse , të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31