Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 4 Mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - Policia arreston në flagrancë 4 shtetas, për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza - Laçi. Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve: N. Q., President i Klubit Kamëz; A. M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz; A. B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz; E. Gj., tifoz. Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshohet se janë dhe shtetasit: B. Q., A. Q., A. Q. dhe K. Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor. Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve, u bë për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike". Më datë 03.03.2019, rreth orës 14:00, është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi. Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë, nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”. Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë, për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash. Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.P.S.F. “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektivë. Në përfundim të kësaj ndeshjeje një punonjës i SH.P.S.F - së, i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit, hapi portën dhe kërkoi ndihmën e Policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.P.S.F-së. Pas këtij njoftimi, shërbimet e planëzuara sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes. Në lidhje me sqarimin e kësaj ngjarjeje, janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë shoqërimet si dhe veprimet hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave përgjegjës.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 62 shtetas, nga këta: 6 janë të arrestuar, 5 të ndaluar, 6 shtetas janë kapur pasi ishin shpallur në kërkim, 45 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 1 rast i "Plagosja e lehtë me dashje" është evidentuar në qarkun Durrës; 2 raste të "Plagosja e lehtë me dashje dhe Kanosja" janë evidentuar në qarkun Durrës dhe Elbasan; 2 raste të "Kanosja" janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Shkodër, 1 rast "Plagosja e rëndë nga pakujdesia" në qarkun Fier, 1 rast "Dëmtime të tjera me dashje" në Qarkun Shkodër.

Janë ndaluar 3 shtetas në qarkun Korçë, Shkodër dhe Durrës, 1 për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve’’, 1 për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim’’ dhe 1 për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’’ dhe ‘’Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’’.

Është evidentuar 1 rast ‘’Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik’’, në qarkun Tiranë dhe 1 rast ‘’Goditjet për shkak të detyrës’’ dhe ‘’Prishja e qetësisë publike në qarkun Vlorë’’.

Janë evidentuar 2 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Shkodër me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në P.K.K Durrës, Korçë dhe Kukës u kapën 5 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 për veprën penale ‘’Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’, 1 për ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, 1 për ‘’Goditja për shkak të detyrës’’, 1 për ‘’Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt’’, 1 për ‘’Plagosja e lehtë me dashje dhe Kanosja’’.

Në PKK Rinas është evidentuar 1 rast i “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, ku autori është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të “Shkatërrimi të pronës” dhe "Shkatërrim të pronës me zjarr", në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, me 5 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 11 raste të “Ndërtimit pa leje”, në qarkun Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, me 11 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast ‘’Ndotja e mjedisit’’ në Qarkun Korçë me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast ‘’Shkatërrimi i veprave kulturore’’, në qarkun Fier me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast "Mashtrimi’’, në qarkun Tiranë, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i ‘’Dhunimi i banesës’’dhe ‘’Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" në qarkun Fier me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 10 raste aksidentesh, ku janë lënduar 13 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, në qarkun Tiranë dhe Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Gjatë fundjavës, Policia Rrugore e Tiranësnka zhvilluar kontrolle të shtuara me përzgjedhje për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Edhe pse javë pas jave, patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, konstatojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht shumë drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, përsëri mbetet shqetësues dhe po aq i rrezikshëm, numri i personave që konstatohen duke drejtuar mjetet nën efektet e alkoolit. Nga verifikimet e kryera, në sajë të përdorimit të pajisjeve speciale, si radar dhe alkool-matës, gjatë fundjavës janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 22 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 19 në gjendje të dehur dhe 3 të pa pajisur me leje drejtimi. Janë pezulluar 106 leje drejtimi, nga të cilat 59 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 11 për shkelje të tjera të ndryshme. Janë proceduar administrativisht 23 drejtues mjetesh për qarkullim me shpejtësi në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi. Janë proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh për xhama të errësuar. Janë ndaluar administrativisht 28 mjete për detyrime administrative të pa shlyera. Janë vendosur 3561 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Duke ju uruar një javë të mbarë dhe të sigurt, mbetemi të angazhuar me të gjitha burimet njerëzore në funksion të sigurisë rrugore.

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2