Korçë: Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në datë 04.03.2019, ku shtetasja N.D., gjeti vdekjen në banesën e saj.

Korçëdrejtoria e policise korce
 
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në datë 04.03.2019, ku shtetasja N.D., gjeti vdekjen në banesën e saj.
 
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të kryerjes së veprimeve të mëtejshme proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të djalit të saj, shtetasit N.D, 64 vjeç, banues në Korçë.
 
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, nënën e tij N.D., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
 
Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31