Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 05 Mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new
 
Korçë/Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në datë 04.03.2019, ku shtetasja N.D., gjeti vdekjen në banesën e saj. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të kryerjes së veprimeve të mëtejshme proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të djalit të saj, shtetasit N.D, 64 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, nënën e tij N.D., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Vrasja për shkaktëmarrëdhënievefamiljare".
 
Berat/Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: H.A, 51 vjeç, P.C, 29 vjeç, të dy banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tyre shtetasit:   A.A, 24 vjeç, (i dënuar më parë)  A.C, 25 vjeç,  E.K, 23 vjeç, të tre banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Këta shtetas në lagjen “30 Vjetori”, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin,  dyshohet  kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit I.D.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
 
Shkodër-Tentojnë të kalojnë pikën kufitare me lëndë narkotike, arrestohen 2 persona. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasit I. Gj. 31 vjeç, dhe E. N. 23 vjeç, banues të dy në Shkodër. Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje të RSh-së, në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin  në pronësi të shtetasit I. Gj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7.2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Trafikimit ndërkombtar të lëndëve narkotike, i mbetur në tentativë”.
 
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, nga këta: 19  janë të arrestuar, 6 të ndaluar, 5 janë shpallur në kërkim, 3 shtetas janë kapur pasi ishin shpallur në kërkim, 58 ndiqen në gjendje të lirë.
 
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 8 raste, konkretisht:  3 raste të "Plagosja e lehtë me dashje"  dhe "Kanosje" janë evidentuar në qarkun Tiranë, Durrës dhe Elbasan;  1 rast i  "Dëmtime të tjera me dashje dhe Shkatërrim prone, në bashkëpunim’’ në qarkun Tiranë; 1 rast i ‘’Plagosje e rëndë me dashje dhe Dhunim banese’’ në Durrës;  1 rast i ‘’Kanosje dhe Vjedhje në bashkëpunim’’ në qarkun Korçë; 1 rast i ‘’Plagosja e rëndë me dashje, Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta dhe Moskallëzimi i krimit’’ në qarkun Tiranë; 1 rast i ‘’Dëmtime të tjera me dashje dhe Trafikimi i armëve‘’ në qarkun  Korçë.
 
Janë ndaluar 5 shtetas në qarkun Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, 1 për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’; 1 për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës’’; 1 për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’’ ; 1 për vepren penale ‘’Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt dhe Largim nga vendi i aksidentit’’; 1 për veprën penale ‘’Drejtim mjeti pa leje drejtimi’’.
 
Janë evidentuar 6 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë, Durrës dhe Elbasan me 1 autor të arrestuar dhe 5 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.
 
Në P.K.K Durrës dhe Shkodër u kapën 2 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim, konkretisht:  1 për veprën penale ‘’Ndihmë për kalimi të paligjshëm i kufirit shtetëror’’; 1 për veprën penale, ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’.
 
Në PKK Rinas është arrestuar 1 shtetas  për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave",  si dhe është ndaluar 1 shtetas  tjetër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në mënyrë të pa rregullt’’.
 
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Janë evidentuar 4 raste të "Shkatërrim i pronës me zjarr" dhe ‘’Shkatërrim i pronës’’ në qarkun Korçë, Elbasan, Gjerokastër dhe Vlorë, me 4 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
 
Janë evidentuar 2 raste të ‘’Vetgjyqësisë’’ në qarkun Tiranë dhe Gjirokastër.
 
Në fushën e Krimit Ekonomik e Finaciar janë evidentuar 4 raste  si dhe 1 rast për ‘’Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë"  
 
Po në qarkun e Vlorës është evidentuar 1 rast i ‘’Veprime në kundërshtim me gjykatën’’; 1 rast i ‘’Ndërtim pa leje’’.
Janë evidentuar dy raste largimi nga banesa në qarkun Tiranë dhe Durrës dhe 8 raste janë referuan në prokurori për vlersim si ngjarje aksidentale.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, ku  1 shtetas ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë lënduar dhe  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Janë evidentuar 6 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa dëshmi, të cilët janë  arrestuar në flagrancë në qarkun Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Fier .
 
Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2