Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar “LABORATORI”. Sekuestrohen 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, 200 gramë Kokaine, lekë e sende që shërbenin për përzjerien dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Tiranëhkr1
 
Finalizohet operacioni policor i koduar “LABORATORI”.
 
Sekuestrohen 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë,  200 gramë Kokaine, lekë e sende që shërbenin për përzjerien dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.
 
Në pranga dy persona për  tregëtim të lëndëve narkotike.
 
Procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë për “Moskallëzim Krimi”
 
Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  në  bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për veprimtari kriminale  në fushën e tregtimit të narkotikëve  dhe pas  një hetimi me metoda speciale të hetimit  në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës,  finalizuan  me sukses operacionin e koduar “LABORATORI”, në ngarkim të një  grupi kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike ku u kapën dhe u arrestuan  në flagrancë shtetasit:
 
F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç,  banues në Tiranë
 
Si dhe u proceduan penalisht  për veprën penale “Moskallëzim Krimi", shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.
 
Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacione  në rrugë operative nga burime të ndryshme,  për shtetasin F. N., i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohej se tregtonin lëndë narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë” për llogari e këtij të fundit në zonën e Tiranës.  
 
Pas një punë të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur  dokumentimi  ligjor i  aktivitetit kriminal në fushën e narkotikeve në drejtim të dograve të forta, Heroine dhe Kokaine, që ushtrohej nga shtetasit F. N. me pseudonimin “LOLI VERES” dhe P. P. me pseudonimin “PIPO”, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar Heroinë dhe Kokainë.
 
Këta shtetas  shitjen e lëndës narkotike Heroinë dhe Kokainë e bënin në disa zona të Tiranës. 
 
Për këtë aktivitet kriminal personat  kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas   ua shisnin klientëve në doza të vogla.
 
Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P  gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi  një pjesë ishte e përgatitur në  353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike. 
 
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuara nga neni 283/2 në ngarkim të shtetasve F.N., P.P., si dhe për “Moskallëzim Krimi” parashikuar nga neni 300 I K. Penal ne ngarkim te shtetasve B.S, B.N dhe G.G..

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2