Tiranë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tiranëtir 2
 
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 
Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
 
Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
 
M. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.
 
Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, parashikuar nga neni 110 dhe nenet 3,4,5 dhe 8 të Ligjit Nr.75 të Kodit Penal Italian.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2