Policia e Shtetit arreston 8 persona për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit

Policia e Shtetit arreston 8 persona dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit01drejtoria new
 
Sot rreth orës 10:30, në rrugën “George W. Bush”, para godinës së Parlamentit ku po zhvillohej seanca plenare, subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kanë zhvilluar nje tubim. 
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë. 
 
Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike", i 8 shtetasve:
 
- N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);
- A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);
- E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;
- L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);
- A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;
- M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;
- L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;
- E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.
 
Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9  shtetas të tjerë. 
 
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska,  pjesë metalike, flakadanë, etj.
 
Vazhdon puna për  identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.
 
Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjesit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”.
 
Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e incitucioneve shtetësore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji.  
 
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve,  si dhe të mbrojtjes së  institucioneve  të rëndësisë së veçantë

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4