Kakavije: Ndalohet një shtetas polak i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kakavije.01drejtoria new
 
Në datë 05.03.2019 në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit të Kufirit Kakavije, është paraqitur shtetasi me inicialet D.K, me pasaportë greke. 
 
Nga verifikimi paraprak i punonjesve të policisë së kufirit dhe migracionit në PKK Kakavije lindën dyshime se ky shtetas përdorte dokument të falsifikuar dhe shtetasi u shoqërua për verifikime në vijën e dytë ku gjatë shoqërimit kundërshtoi punonjësit e policisë. 
 
Nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit.
 
Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara. 
 
Nga veprimet e para hetimore, në bashkëpunim edhe me Z.Q.K Interpol Tirana, u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular. 
 
Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm,  për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave" , "Kalim i paligjshëm i kufirit" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 189, 297 dhe 242 i Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2