Monitorim, menaxhim, evidentim, kontroll me përzgjedhje, ndëshkim shkelësve të rregullave te qarkullimit rrugor

Tiranë  policia rrugore 6.03.2019

Monitorim, menaxhim, evidentim, kontroll me përzgjedhje, ndëshkim shkelësve të rregullave te qarkullimit rrugor, të cilët tashmë janë jo vetëm në fokusin e policisë, por edhe të syrit qytetar.

Një sjellje e patolerueshme nga drejtuesit e mjeteve e kthyer në fenomen shqetësues, në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit, parkime të gabuara në vende tê palejuara ku shpeshherë kthehen në shqetësim edhe për lëvizjen e lirë të këmbësorve, parakalime të gabuara që shkaktojnë trafik e vonesa për drejtuesit e rregullt të automjeteve, shkelje të semaforit apo shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit duke u bërë burim potencial për aksidente rrugore.

Këto shkelje, do vijojne të jenë prioritet i patrullave të policisë rrugore, të cilat përveç patrullimit me përzgjedhje, po aplikojnë edhe forma të tjera monitorimi me qëllim dokumentimin e të gjitha shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshi edhe zonat të cilat nuk kanë mbulim policor të vazhdueshëm.

Falë bashkëpunimit me qytetarët që vazhdojnë të adresojnë çdo ditë e më shumë shkelje apo kundravajtje të ndryshme administrative në adresë të Policisë së Shtetit, parametrat e sigurisë rrugore po njohin përmirësim të vazhdueshëm në kryeqytet.

Bashkë për rrugë më të sigurta, për të gjjthë.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2