Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 06 Mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 3 të ndaluar, 1 janë shpallur në kërkim, 72 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste të "Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Elbasan dhe Gjirokastër; 4 raste të ‘’Kanosja’’ në qarkun Durrës, Gjirokastër dhe Dibër.

Janë ndaluar 4 shtetas në qarkun Elbasan, Durrës, Lezhë dhe Gjirokastër, konkretisht 1 për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’’; 1 për veprën penale "Vjedhja’’; 1 për veprën penale ‘’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe Plagosje e lehtë me dashje’’, si dhe një shtetas i huaj në Kakavije i dyshuar për "Vrasje".

Janë evidentuar 5 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë, Gjirokastër dhe Kukës me 1 autor të arrestuar dhe 4 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në P.K.K Durrës dhe Kukës u evidentuan 2 raste për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’’;

Në PKK Rinas, Vlorë dhe Sarandë janë poceduar në gjendje të lirë 8 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 1 në kërkim. Për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 10 raste të “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës", në qarkun Elbasan, Berat, Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër, me 9 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i ‘’Vetgjyqësisë’’ në qarkun Elbasan; 1 rast ‘’Dhunimi i banesës’’ në qarkun Tiranë si dhe 1 rast “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike’’ në qarkun Dibër.

Janë evidentuar 2 raste në qarkun Elbasan; 1 rast "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’’ dhe 1 rast “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike", si dhe në Qarkun Lezhë është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i tokës dhe vjedhja”

Në fushën e Krimit Ekonomik e Finaciar janë evidentuar 6 raste.

Janë evidentuar 8 raste “Ndërtim pa leje’’ në qarkun Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.

Janë evidentuar dy raste largimi nga banesa në qarkun Durrës dhe Dibër dhe 5 raste janë referuan në prokurori për vlersim si ngjarje aksidentale.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, ku janë lënduar 4 shtetas dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa dëshmi nga këta: 1 shtetas është arrestuar, 2 janë proceduar në gjendje të lirë në qarkun Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2