Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 07 Mars 2019

Fier-Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, kapën një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në01drejtoria new kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 7 të ndaluar, 2 janë shpallur në kërkim, 2 shtetas janë kapur pasi ishin të shpallur në kërkim, 53 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Tiranë, Durrës dhe Dibër; 2 raste të ‘’Kanosja’’ në qarkun Durrës dhe Gjirokastër; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Korçë; 1 rast “Kanosja dhe Vetëgjyqësia” në qarkun Tiranë; 1 rast “Plagosja e lehtë me dashje, Organizimi i lotarive të palejuara dhe Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” në Tiranë; 1 rast “Kanosja dhe Përndjekja” në qarkun Durrës; 1 rast “Plagosja e lehtë me dashje, në bashkëpunim, Vetëgjyqësia dhe Shkatërrimi i pronës” në qarkun Fier.
Janë ndaluar 7 shtetas në qarkun Tiranë, Elbasan, Fier dhe Kukës konkretisht: 1 për veprën penale ‘’Mashtrimi”; 1 për veprën penale “Dhuna në familje’’; 1 për veprën penale “ Ndërhyrja pa leje në jetën private të tjetrit’’; 1 për veprën penale “Pjesmarrja në organizatat kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike; 1 për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”; 1 për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”; 1 për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Janë evidentuar 2 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Durrës me 1 autor të proceduar penalisht në gjendje të lirë, 1 të shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në P.K.K Shkodër u kapën 2 shtetas: 1 për veprën penale “Mashtrimi’’; 1 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në PKK Rinas, u arrestua 1 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave, në bashkëpunim” si dhe janë poceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, 2 për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’; 2 për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Në P.K.K Durrës, Dibër dhe Vlorë u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Janë evidentuar 8 raste të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës’’, "Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia" në qarkun Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat dhe Korçë, me 7 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe një autor të arrestuar.

Janë evidentuar 3 raste të ‘’Vetëgjyqësisë’’ në qarkun Elbasan, Vlorë dhe Fier; 1rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve” në qarkun Korcë si dhe 2 raste “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike’’, në qarkun Tiranë.

Janë evidentuar 2 raste në qarkun Lezhë “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’’

Në fushën e Krimit Ekonomik e Finaciar janë evidentuar 11 raste.

Janë evidentuar 7 raste “Ndërtim pa leje’’ në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 autor të arrestuar në qarkun Tiranë për veprën penale “Ndërtim pa leje, në tokën e tjetrit”

Po në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik dhe Prishja e qetësisë publike”dhe 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik;

Në qarkun Elbasan është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Janë evidentuar dy raste largimi nga banesa në qarkun Tiranë dhe Durrës dhe 8 raste janë referuar në prokurori për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, ku janë lënduar 8 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 9 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa dëshmi nga këta 7 shtetas janë arrestuar 2 janë proceduar në gjendje të lirë në qarkun Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Gjirokastër dhe Lezhë.

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31