Port - Sarandë, Policia Kufitare godet një rast të mitëdhënies

Port, Sarandësarande korrupsion

Policia Kufitare godet një rast të mitëdhënies.

Në pranga një 55 vjeçar pasi tentojë të korruptojë punonjësit e policisë kufitare

Shërbimet e Policisë Kufitare në Piken e Kalimit të Portit Sarandë gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve , kanë konstatuar se shtetasi I.R, 55 vjeç, kishte futur në mesin e pasaportës një kartëmonedhë prerje 20 Euro, me qëllim korruptimin e punonjësve të Policisë Kufitare për të kaluar kufirin në drejtim të Korfuzit. Greqi.

Shtetasi I.R, nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës SCHENGEN

Në përfundim të veprimeve shtetasi I. R. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2