Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 08 mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 53 shtetas, nga këta:10 janë të arrestuar dhe 43 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin është kapur 1 person në kërkim në qarkun Vlorë për veprën penale “Vjedhja”.

Në fushën e krimeve kundër personit në të gjithë territorin janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Tiranë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” në qarkun Fier dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Dibër.

Janë evidentuar 2 raste të “Dhunës në familje”, në qarkun Tiranë ku në një rast autori është arrestuar dhe në një rast është shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të “Ndërtimi pa leje” 1 rast në qarkun Tiranë, 1 rast në qarkun Ebasan dhe 1 rast në qarkun Berat, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, nga këto: 5 raste në qarkun Lezhë, 1 rast në qarkun Shkodër dhe 1 rast në qarkun Dibër, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, ku 2 aksidente kanë qenë me pasojë vdekjen përkatësisht në qarkun Tiranë dhe Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit në qarkun Durrës, i cili është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 8 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, 5 raste në PKK Rinas dhe 3 raste në Sarandë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë referuar materialet në Prokurori për 2 ngjarje të klasifikuara aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2