Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 09 mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë-Vijon operacioni "OAZ". Në vijim të operacionit "OAZ", në funksion të procedimit penal nisur gjatë vitit 2018, në kuadër të Operacionit "Forca e Ligjit", si pjesë e grupit kriminal "Bajri" me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër , mëngjesin e sotëm u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurie “Arrest ne Burg” për shtetasin: N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit "OAZ", si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror. Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar   mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër. Gjatë veprimeve procedurale u sekuestrua nje automjet “BMË Seria 3”. Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Fier-Policia arreston në flagrancë 4 shtetas si dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 41 shtetas të tjerë, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", shtetasit: H.H, 59 vjeç, banues në Patos, G.B, 56 vjeç, banues në Patos, B.J, 56 vjeç, banues në Patos, B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec. Janë proceduar në gjendje të lirë edhe 41 shtetas të tjerë për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme". Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Ndërko gjatë protestës plagoset punonjësi i FNSH gjatë protestes se opozitës ne Fier. Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditen me sende të forta forcat e Policisë. Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal. Grupi hetimor do te analizoje provat dhe pamjet filmike per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e sulmit ndaj punonjesit te rendit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Fierit, punonjësin e FNSH-së të lënduar paraditen e sotme në protestë në vendin e quajtur "ETC" Fier. Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore e punonjësit të Policisë është stabilizuar. Drejtor Veliu i uroi shërim të shpejtë punonjësit të policisë, si dhe falënderoi ekipin mjekësor për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar .

Kurbin-Plagosën me thikë një shtetas, arrestohen në flagrancë nga policia. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë. Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim".

Korçë-Bashkëpunimi me komunitetin, vë në pranga 4 shtetas për veprat penale "Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për "Mashtrim". Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim, si edhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Korçë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.G., 31 vjeç, Dh.Sh., 31 vjeç, E.L., 34 vjeç dhe M.L., 30 vjeç, banues në Korçë. Pas marrjes të një informacioni se në vendin e quajtur "Mali i Moravës", disa persona po qëllojnë në ajër me armë zjarri, janë organizuar forca të shumta policie, për të bërë verifikimin e duhur ku në vendin e raportuar, kanë konstatuar 4 shtetasit e mësipërm, të cilët pasi kanë parë se drejt tyre po afroheshin shërbimet e Policisë, konkretisht shtetasi Dh.Sh., ka hedhur nga dora një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa shtetasi K.G., një kuti me fishekë luftarak. Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrimi". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krehër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 128 shtetas, nga këta: 22 janë të arrestuar dhe 106 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin janë kapur 6 persona në kërkim, konkretisht: në qarkun Tiranë është kapur 1 person në kërkim për “Dhunë në familje”; në qarkun Korçë është kapur 1 person në kërkim për “Dhunë në familje”; në qarkun Elbasan është kapur 1 person në kërkim për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”; në qarkun Lezhë është kapur 1 person në kërkim për “Dhunë në familje”; në qarkun Shkodër janë kapur 2 persona në kërkim për “Kanosje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzim krimi ”.

Janë ekstraduar 2 shtetas, konkretisht: në PKK Rinas, u ekstradua nga Shqipëria për në Itali, shtetasi D. R., 25 vjeç, banues në Pogradec, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe në S P K Qafë Thanë, u ekstradua nga Maqedonia e Veriut, shtetasi në kërkim ndërkombëtar M. R., 64 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kukës, e ka dënuar 4 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe ‘’Falsifikim dokumenteve”.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast në qarkun Berat ku është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Tiranë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje në qarkun Durrës”; 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje në qarkun Elbasan”; 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje në qarkun Korçë; 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” në qarkun Fier; 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” në qarkun Vlorë; 1 rast i “Plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” në qarkun Lezhë; 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” në qarkun Shkodër.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhunës në familje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në qarkun Elbasan me 1 autor të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Janë plotësuar 5 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të “Ndërtimit pa leje” 1 rast në qarkun Tiranë, 2 raste në qarkun Berat, 2 raste në qarkun Shkodër, 1 rast në qarkun Kukës, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, në qarqet Vlorë, Korçë dhe Lezhë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 6 raste aksidentesh, ku 2 aksidente kanë qënë me pasojë vdekje përkatësisht në qarkun Berat dhe Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit në qarkun Tiranë dhe Durrës të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, 1 rast në PKK Rinas dhe 1 rast në DVKM Vlorë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë referuar materialet në Prokurori për 4 ngjarje të klasifikuara aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2