Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 mars 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë01drejtoria new

Fier - Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH-së me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë. Si rezultat, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër). Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme".

Kurbin - I vjedh nga çanta një shumë parash një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme , kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë. 57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin,për veprën penale "Vjedhja"neni 134 i Kodit Penal.

Në gjithë territorin është kapur 1 person në kërkim në PKK Kakavijë për veprën penale “Vjedhja”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste konkretisht (2 raste në qarkun Elbasan, 1 rast në qarkun Korçë, 1 rast në qarkun Shkodër), me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndotjes së ajrit”, në qarkun Durrës dhe Korçë, ku autorët janë proceduar në gjëndje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” dhe 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje në qarkun Tiranë”; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje në Lezhë.

Janë evidentuar 6 raste të “Dhunës në familje”, përkatësisht në qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, ku autorët janë proceduar në gjëndje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të “Ndërtimit pa leje” 1 rast në qarkun Elbasan, 2 raste në qarkun Berat, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit në qarkun Tiranë dhe Elbasan të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, në PKK Rinas, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë referuar materialet në Prokurori për 2 ngjarje të klasifikuara aksidentale.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31