Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 Mars 2019

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 Mars 201901drejtoria new

Fier - Policia ndalon 2 shtetas të tjerë të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier. Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit: L.Z, 42 vjeç dhe E.K, 37 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe"Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme".

Dibër - Rreth orës 18.40, në qytetin e Peshkopisë shtetasi A.Sh, 33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A. B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, nga këta: 11 janë të arrestuar, 6 të ndaluar,57 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Gjirokastër; 3 raste të ‘’Kanosja’’ në qarkun Tiranë dhe Durrës; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” në qarkun Tiranë dhe Vlorë; 1 rast i “Kanosja dhe dëmtime të tjera me dashje ” në qarkun Durrës;

Janë ndaluar 6 shtetas në qarkun Tiranë, Fier dhe Vlorë, konkretisht: 1 për veprën penale ‘’Ndërtimi i paligjshëm, për qëllime fitimi”; 3 për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; 1 për veprën penale “Vjedhja”.

Janë evidentuar 2 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Elbasan dhe Fier me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në P.K.K Durrës u kap 1 shtetas, dhe 1 tjetër u procedua në gjendje të lirë në P.K.K Shkodër për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit “.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lire, 1 autor të arrestuar dhe 1 të ndaluar. Për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës’’, në qarkun Tranë dhe Korçë, me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe një autor të arrestuar.

Janë evidentuar 2 raste të ‘’Mashtrimi’’ në qarkun Tiranë ; 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve” në qarkun Shkodër dhe dhe 2 raste të “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’ në qarkun Durrës dhe Shkodër.

Janë evidentuar 6 raste të “Ndërtimi pa leje’’ në qarkun Tiranë, Berat, Fier dhe Shkodër, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lire.

Në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast i “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik dhe Prishja e qetësisë publike”dhe 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik;

Në qarkun Lezhë është evidentuar 1 rast i “Pushtimi i Tokës dhe Vetëgjyqësia”.

Janë referuar 7 raste në prokurori për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 9 raste aksidentesh, ku janë lënduar 8 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe 2 kanë humbur jetën.

Janë evidentuar 5 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi në qarkun Tiranë dhe Elbasan, që janë të arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31