Fier. Tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët

Fierfier 12.03.2019

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Lënginas".

Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike kanabis

Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar "Lënginas".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos ( babë e bir)

Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31