Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 12 Mars 2019

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 12 Mars 201901drejtoria new

Fier-Tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë besimit dhe bashkëpunimit qytetar. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Lënginas". Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë babë e bir. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. G, 51 vjeç dhe A. G, 27 vjeç, banues në Patos (babë e bir). Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Divjakë - Vjedhin një banesë, policia ndalon një prej autorëve dhe shpall në kërkim autorin tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin E D, 23 vjeç, banues në Divjakë si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K.V. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit E.Ç, 26 vjeç, banues në Divjakë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim".

Vlorë - Policia falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda. Arrestohet në flagrancë shtetasi P. Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë), vajzën e mitur. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Fier - Policia identifikon dhe procedon penalisht 3 autorët e zjarreve të ndodhura në Fier, Lushnje e Mallakastër. Konkretisht u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: K. S, 28 vjeç, banues në Levan. Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 35 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit G. B.
A.M, 56 vjeç, banues në Greshicë. Ky shtetas është autori i djegies së 7 ha tokë dhe 30 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit S. M.
A. K., 44 vjeç, banues në Ardenicë. Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 10 rrënjëve, ullinj shumëvjeçarë, pronë e Manastirit të Ardenicës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnje, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 5 të ndaluar, 6 janë shpallur në kërkim, 2 shtetas janë kapur pasi ishin të shpallur në kërkim, 72 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Tiranë dhe Gjirokastër; 2 raste të ‘’Kanosja’’ në qarkun Elbasan dhe Korçë; 5 raste të “Plagosje e lehtë me dashje” në qarkun Tiranë, Korçë dhe Vlorë; 1 rast i “Kanosja, vetëgjyqësia dhe prishja e qetësisë publike”; dhe 1 rast i “Kanosja për të mos kallëzuar”në qarkun Shkodër.

Janë ndaluar 7 shtetas në qarkun Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat konkretisht: 1 për veprën penale ‘’Plagosje e rëndë më dashje”; 1 për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; 2 për veprën penale “Vjedhje kryer në bashkëpunim’’; 1 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”;

Janë evidentuar 2 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Fier dhe Vlorë me 2 autorë të arrestuar, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në P.K.K Durrës u kap 1 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’, në P.K.K Korçë dhe Kukës u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’, si dhe në P.K.K Kukës u kap një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë. Për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 8 raste të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrim i pronës’’, ”Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” në qarkun Elbasan, Korçë, Fier dhe Dibër, me 8 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të ‘’Vetgjyqësisë’’ në qarkun Tiranë dhe Gjirokastër; 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” në qarkun Durrës dhe 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’’në qarkun Elbasan dhe 1 rast ”Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik dhe prishja e qetësisë publike” në qarkun Tiranë.

Është evidentuar 1 rast në qarkun Durrës i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike’’

Në fushën e Krimit Ekonomik e Finaciar janë evidentuar 4 raste si dhe 1 rast “Mashtrimi” dhe 1 rast i “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Janë evidentuar 6 raste të “Ndërtim pa leje’’ në qarkun Tiranë, Durrës Vlorë, dhe Lezhë me 6 autorë të proceduar në gjendje të lire.

Në Berat është arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Janë evidentuar 4 raste largimi nga banesa në qarkun Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër dhe 8 raste janë referuar në prokurori për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 2 raste aksidentesh, ku janë lënduar 3 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 7 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa dëshmi me 7 shtetas të arrestuar në qarkun Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Shkodër

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2