Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 13 Mars 2019


01drejtoria newGjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, nga këta: 12 janë të arrestuar, 2 të ndaluar, 4 janë shpallur në kërkim, 3 shtetas janë kapur pasi ishin të shpallur në kërkim, 51 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Tiranë dhe Lezhë; 2 raste të ‘’Kanosja’’ në qarkun Tiranë dhe Fier; 1 rast i “Kanosja, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut ose sportive” në qarkun Vlorë; 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës” dhe 1 rast i “Goditja për shkak të detyrës dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në qarkun Tiranë; Në Berat janë proceduar 3 shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë, mbetur në tentativë, Shkatërrim prone, Plagosje e lehtë me dashje, Prishja e qetësisë publike në bashkëpunim”. Në Tiranë është arrestuar një shtetas për veprat penale “Kanosja dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë evidentuar 2 raste të “Dhuna në familje”, në qarkun Tiranë me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në P.K.K Durrës u kap 1 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’.

Në P.K.K Rinas dhe Kukës u kapën 3 shtetas; 1 për veprën penale “Vjedhja; 1 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”; 1 për veprën penale “Mashtrimi në sigurime”.

Në P.K.K Rinas dhe Sarandë u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas; 2 për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’; 1 për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, me 1 autorë të proceduar në gjendje të lire dhe 2 autorë të shpallur në kërkim. Për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës’’, në qarkun Tiranë, Durrës, Korçë, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në qarkun Shkodër është evidentuar 1 rast “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Në fushën e Krimit Ekonomik e Finaciar janë evidentuar 4 raste si dhe 2 raste të “Mashtrimi”.

Janë evidentuar 2 raste “Ndërtimi pa leje’’ në qarkun Tiranë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste në qarkun Tiranë dhe Durrës.

Janë evidentuar 2 raste largimi nga banesa në qarkun Tiaranë dhe Fier dhe 12 raste janë referuar në prokurori për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, ku janë lënduar 6 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën.

Janë evidentuar 5 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa dëshmi me 5 shtetas të arrestuar në qarkun Tiranë, Durrës, Berat, Fier.

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2