Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjetevefoto benzi

Nëse nxitimi për të shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, kthehet në fenomen masiv (siç duket nga këto pamje), atëherë edhe ndëshkimi për këto lloj

shkeljesh nuk do të mungojë, deri sa përdoruesit e rrugës të kuptojnë rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe të jenë të përgjegjshëm gjatë drejtimit të mjetit.

Nisur nga patrullimet e fundit dhe tendencat e sjelljeve të rrezikshme në trafik, rrugorët apelojnë edhe njëherë për më shumë KUJDES, pasi nëse:

"Qarkulloni në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe biçikletat.

Nuk pozicionoheni në korsinë e duhur në zonën e kryqëzimit.

Nuk u jepni përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, apo atje ku ata mungojnë.

Nuk vendosni kaskën mbrojtëse, gjatë drejtimit të çiklomotorrëve dhe motomjeteve.

Nuk rregulloni shpejtësinë, veçanërisht në qendrat e banuara, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Përdorni aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit etj"

Ajo që do “përfitoni” nga gjithë ky nxitim, për të shkelur rregullat, do të jetë padyshim në rastin më të keq aksidenti rrugor dhe në rastin më mirë, ndëshkimi nga Policia.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4