Durrës: Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “VAZHDIMËSIA”

Durrësdr1d
 
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “VAZHDIMËSIA”
 
Operacioni nga DVP Durrës, Prokuroria dhe Forca e Posaçme Operacionale e PSH.
 
Sekuestrohen rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate, në pranga 5 persona
 
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas  një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin policor të  koduar “VAZHDIMËSIA”.
 
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 
 
A.Ç., 53 vjeç, 
G.K., 38 vjeç,  
I.K. 50 vjeç,  
R.K. 25 vjeç, 
L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje. 
 
Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me nje sasi prej 21 kilogramë  lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash. 
 
Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
 
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim".

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4