Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 Mars 2019

Policia e Shtetit është e angazhuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Në këtë kuadër janë zhvilluar disa operacione policore në të gjithë vendin.

Në Fier-Policia ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë i koduar "Befasia", ku janë sekuestruar drogë dhe armë dhe janë arrestuar në flagrancë            babë    e          bir.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar "Befasia". Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir). Gjatë operacionit  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit     luftarak"

Në Elbasan janë zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit, ku është arrestuar në flagrancë një 31- vjeçar si autor i dyshuar. Janë sekuestruar në cilësinë e provave  materiale  sendet e vjedhura. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe identifikimin, kapjen e  vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:  F.J.,31 vjeç , banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit, K.M., ku ka vjedhur dy kompjutera.  Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autorë  dhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit,  në muajin  janar, shkurt e mars, ku ka vjedhur në një banesë, lokal dhe në një dyqan,  duke marrë  bizhuteri, lekë e sende të tjera. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij,  policia gjeti  dhe  sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në Durrës, Policia ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar “VAZHDIMËSIA”. Operacioni nga DVP Durrës, Prokuroria dhe Forca e Posaçme Operacionale e PSH. Janë sekuestruar rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate, në pranga 5 persona.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas  një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin   policor            të         koduar           “VAZHDIMËSIA”.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.Ç., 53 vjeç, G.K., 38 vjeç,  I.K. 50 vjeç,  R.K. 25 vjeç, L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje. 
 Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me nje sasi prej 21 kilogramë  lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.  Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim".

Gjithashtu nga strukturat e Policisë së Shtetit, në Shkodër është finalizuar operacioni policor “MARANAJ”. Në pranga 11 persona si dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.
Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.  Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.
Të arrestuar janë shtetasit:B. A. 61 vjec nga Shkodra, E. M., 33 vjec nga Shkodra, A.B. 22 vjec, nga Shkodra; A.D. 39 vjec nga Shkodra, M.B. 31 vjeç nga Shkodra, V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe  banues në Shkodër; E.F., 38 vjec nga Shkodra, E.Q., 41 vjec, nga Shkodra , P.V., 54 vjec nga Shkodra; L.S., 48 vjec nga Shkodra; N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;   U shpallën në kërkim  dhe po punohet për kapjen e  5 shtetasve të tjerë. U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:  Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik”  dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:
 V.H., nga Shkodra;A.S., nga Shkodra, E.L., nga Shkodra.
Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 238 600 Euro CASH, 272  400 dollare CASH, 414 000 Lekë, 510  Paund Britanik, 20 automejte  transporti, 1 revolver, 1 krëhër pistolete me fishekë, 1 armë gjahu pa leje, 5  kompjutera laptop, 50 celualarë, Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione         financiare       të         dyshuara. Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.  Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim          mjetesh            transporti.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta. Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

Po në vijim të operacionit "MARANAJ" për kapjen e 5 personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit. Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, nga këta: 11  janë të arrestuar, 5 të ndaluar, 5 janë shpallur në kërkim dhe 56 janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas në qarkun Tiranë, Fier dhe Berat konkretisht: 1 për veprën penale ‘’Trafikim i narkotikëve në tentativë”; 1 për veprën penale “Mashtrimi” ; 1 për veprën penale “Dhunë në familje’’; 1 për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe 1 për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhunës në familje, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Lezhë me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm. Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 10 raste. Si dhe në fushën e Krimit Ekonomik e Finaciar janë evidentuar 10 raste.

Në P.K.K Rinas u ekstradua 1 shtetas për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda’’, si dhe 1 shtetas u arrestua për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, shkollorë dhe shëndetësorë”

Në P.K.K Rinas, Vlorë dhe Dibër u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’’.

Në P.K.K Korçë u procedua ne gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste. Për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe 1 rasti i “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”, në qarkun Vlorë me një autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrim i pronës’’, në qarkun Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Lezhë,Vlorë me 5 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast ‘’Përndjekje’’; 1 rast “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik dhe Prishja e qetësisë publike”;Në qarkun Elbasan është evidentuar 1 rast “Vetëgjyqësia, Veprime në kundërshtim me gjykatën”, si dhe 2 raste “Pushtim toke”; 1 rast “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në qarkun Vlorë dhe 1 rast “Shkaktimi i vetëvrasjes” në qarkun Shkodër.

Janë evidentuar 4 raste “Ndërtim pa leje’’ në qarkun Kukës, Berat, Shkodër dhe Vlorë me 4 autorë të proceduar në gjendje të lire.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 6 raste aksidentesh, ku janë lënduar 5 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe 1 ka humbur jetën.

Janë evidentuar 5 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa dëshmi me 1 shtetas të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë në qarkun Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Kukës.

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31