Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 Mars 2019


01drejtoria newKavajë - Plagos me armë gjahu një shtetas, identifikohet, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia e Kavajës. Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 52 shtetas, nga këta: 7 janë të arrestuar, 5 të ndaluar, 4 janë shpallur në kërkim, 1 shtetas është kapur pasi ishte shpallur në kërkim, 35 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Vlorë dhe Kukës; 2 raste ‘’Kanosja’’ në qarkun Tiranë dhe Berat; 1 rast “Kanosja, dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Tiranë; 1 rast “Plagosja e lehtë me dashje” në qarkun Tiranë.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhuna në familje”, në qarkun Tiranë me 2 autorë të proceduar në gjendje të lire dhe 1 autor të arrestuar, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në P.K.K Durrës u ndaluan 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’’.

Në P.K.K Rinas ,Vlorë, Shkodër, Kukës, dhe Dibër u proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëeror” si dhe 1 shtetas po në Rinas për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lire. Për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës’’, në qarkun Korçë dhe Vlorë me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe 1 rast “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, në qarkun Lezhë.

Është evidentuar 1 rast “Përndjekja” në qarkun Tiranë; 1 rast “Veprime në kundërshtim me gjykatën” në qarkun Kukës.

Në fushën e Krimit Ekonomik e Finaciar janë evidentuar 2 raste.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndërtimi pa leje’’ në qarkun Tiranë dhe Shkodër.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast në qarkun Vlorë.

Janë evidentuar 2 raste largimi nga banesa në qarkun Tiaranë dhe Durrës dhe 4 raste janë referuar në prokurori për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, ku janë lënduar 11 shtetas të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe 1 ka humbur jetën.

Janë evidentuar 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa dëshmi në qarkun Elbasan dhe Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2