Tiranë - Vazhdon veprimtaria hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 9 prill në Rinas. Në pranga katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Vazhdon veprimtaria hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së  ndodhur më datë 9 prill në Rinasdrejtoria-e-policise-tirane
 
Në pranga katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje
 
Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë  vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi A.M, informojmë se:
 
Grupi i Posaçëm Hetimor  nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:
 
 • O. V., 38 vjeç, banues në  Krujë
• A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshem në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje narkotikësh"
• R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan
• S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.
 
Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore  dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.  
 
Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta, të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
 
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1