Durrës - Sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme, si dhe 30 milionë lekë e 5 770 euro

Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të sekuestrodurresshtetasit Xh. S., 57 vjeç, nga ky qytet.

Pas një hetimi 2-vjeçar të zhvilluar me metoda speciale, është arritur të dokumentohet se 57 - vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Gjobëvënie e kryer në bashkëpunim".

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milionë lekë dhe 5 770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente, me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30