Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor "Perimetri". Sekuestrohen doza me heroinë e kokainë. Në pranga 4 shtetas. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Perimetri”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë, M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë, M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike. Nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personave të lartpërmendur me doza lënde narkotike, Heroinë, Kokainë, e gatshme për ta hedhur në treg. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një automjet, një motor, 6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve të arrestuar B. N., M. F., M. B., E. B. dhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit M. F.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 80 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar dhe 62 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, 1 në qarkun Tiranë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në SPK Qafë Thanë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Vlorë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Lezhë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 27 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 5 në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagarncë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Durrës, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në qarkun Fier, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në qarkun Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 17 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në qarkun Durrës dhe 2 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike është evidentuar 1 rast, në qarkun Shkodër, ku autori po procedoeht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 14 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 3 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Fier, 4 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, ndërsa autorët e tjerë po procedohen në gjendje të lirë;

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4