Elbasan - Forcat e Policisë, Zjarrfikëses dhe FA, shpëtojnë 9-vjeçaren nga zjarri

Elbasanvajza shpeton nga zjarri

Ndërhyrja profesionale dhe në kohë e Zjarrfikëses, FA-së dhe shërbimeve të Policisë, bëjnë të mundur shpëtimin e një vajze 9- vjeçare.

Në lagjen "Dyle Haxhire" në Elbasan, mesditën e sotme, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit E. V., që ndodhet në katin e 5 të një pallati

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si pasojë e tymit dhe flakës, një vajzë 9-vjeçare e cila ndodhej vetëm në banesë, në katin e 8 të këtij pallati, kishte dalë në ballkon duke kërkuar ndihmë.

Në ndihmë të Policisë dhe Zjarrfikëses ka ardhur edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Falë ndërhyrjes profesionale nga shërbimet e zjarrfikëses, Policisë dhe Forcave të Armatosura, u bë i mundur shpëtimi i shtetases I. M., 9 vjeç, e cila gëzon shëndet të plotë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1