Tiranë - 34 persona të proceduar në ngjarjet para KZAZ-ve në qarkun Tiranë ndër të cilët 3 të arrestuar

Tiranë. 34 persona të proceduar në ngjarjet para KZAZ-ve në qarkun Tiranë ndër të cilët 3 të arrestuar. d.p.tirane

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje, datë 19.06.2019 në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.
Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Gjithashtu në Vorë është zhvilluar një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9 - vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.
Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administuara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme", "Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik", "Goditja për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit", të parashikuara nga nenet 262, 236, 237, 274, 150 & 278/4 te Kodit Penal, shtetasit:
V. D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
A. D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.
R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
F. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë. 
L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal
H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë. 
F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë. 
D. M., banues në Kamzë.
Gj. P., banues në Valias
H. M., banues në Institut, Kamzë
Sh. H., banues në Kamzë

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”, të parashikuar nga nenet 326/a – 25, 248 dhe 236 e Kodit Penal, i shtetasve: 
A. P., banues në Marqinet, Vorë
L. H., banues në Marqinet, Vorë
Y. H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.

Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:
P. B., banues në Vorë.
S. P., banues në Tiranë. 
A. Sh., banues në Prezë Tiranë. 
B. T., banues në Tiranë. 
K. J., banues në Tiranë.

Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje.

L. K., banues në Tiranë.

A. K., banues në Tiranë.

B. K., banues në Tiranë.
G. D., banues në Tiranë.
T. G. , banues në Vorë.
Xh. S., banues në Vorë.
I. P., banues në Vorë.
S. G., banues në Vorë.
K. D., banues në Tiranë
A. K., banues në Tiranë
F. M. , banues në Vorë

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe të akteve të dhunës pranë KZAZ-ve të qarkut Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1