Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 21 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Port Durrës - Policia Kufitare godet një tentativë të kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë. Sekuestrohen 309 steka me paketa cigaresh. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave shtesë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni – Durrës - Bari, me drejtues shtetasin Q.S., kanë konstatuar të fshehura në brendësi të autobusit steka me paketa cigaresh të llojeve të ndryshme të padeklaruara nga ana e drejtuesit të autobusit. Menjëherë është njoftuar Grupi Hetimor, ku gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Policisë Kufitare dhe shërbimeve doganore, rezultoi se brenda autobusit ishin të fshehura 309 steka me paketa cigare të markave të ndryshme (3090 paketa), kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q.S.,32 vjeç, banues në Gostivar, për veprat penale "Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë". Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Tiranë - Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 1, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe M.P., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit, do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundraligjshëm. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

Korçë - Vijojnë kontrollet për të evidentuar dhe parandaluar ndërtimet e paligjshme.    Procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas në Korçë dhe Maliq. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: I.K, banues në lagjen nr 4 në Korçë, M.M, banues në fshatin Zotilan, Maliq, R.B, banues në fshatin Zotilan, Maliq, E.M, banues në fshatin Pojan, Maliq dhe R.R, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Procedimi ndaj tyre filloi pasi shtetasit e mësipërm, janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse, në banesat e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 126 shtetas, konkretisht: 35 janë arrestuar në flagrancë, 7 janë ndalur dhe 84 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 2 në qarkun Tiranë, , 1 i dënuar për veprën penale “Falsifikim i akteve te gjendjes civile”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; 1 në qarkun Durrës dhe 1 në qarkun Fier, të dënuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Gjirokastër; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Vlorë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lire; 3 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 në Korçë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 5 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 3 në Berat, 1 në Fier, 2 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 4 raste, 1 në qarkun Tiranë, 2 në qarkun Berat dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 3 autorë janë ndaluar dhe 5 po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 3 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 3 në qarkun Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4