Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 22 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tropojë/Kukës - Ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjet e ndodhura në KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, datë 19 dhe 20.06.2019. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet për veprime të metejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

 

Vlorë - Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Finalizohet operacioni antidrogë "Dhërmiu". Sekuestrohen nga policia 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Dhërmiu", ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37 vjeçarin nga Tirana A.K. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

Himarë/Vlorë - Sekuestro Preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet hoteli në Himarë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim. Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel. Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro. Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

 

Top of Form

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 6 janë arrestuar në flagrancë, 5 janë ndalur dhe 76 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Tiranë, 1 në qarkun Shkodër dhe 1 në Kukës, të dënuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore e mbetur në tentativë” “Organizimi i tubimeve të paligjshme” dhe “Prishje e qetësisë publike”; 1 në qarkun Lezhë i dënuar për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”; 1 në PKK Morinë i dënuar për veprën penale “Ilegal Imigracion”, sipas Kodit Penal Bullgar.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në qarkun Vlorë me 1 autor të arrestuar.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Fier; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Durrës, 1 në Shkodër dhe 1 në Dibër dhe 1 rast i “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, në qarkun Durrës, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 3 në Durrës, 1 në Fier, 2 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Korçë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4