Lezhë, goditet një rast i "Mitdhënies". Në pranga drejtuesi i mjetit.

LezhëPolicia-Lezhe

Goditet një rast i mitdhënies. (për video kliko mbi link).

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Më datë 19.01.2017, nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Lezhë u kap në flagrancë shtetasi:

- G.H., 22 vjeç, banues në Laç

Ky shtetas në aksin rrugor Laç - Lezhë, gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia Rrugore me objekt ndëshkimin e kundërvajtësve që ecin me shpejtësi , është konstatuar duke lëvizur me mjetin e tij me shpejtësi tej normave të lejuara .

Në momentin e ndalimit dhe ndëshkimit administrativ me pezullim leje drejtimi , i ka ofruar 50 Euro punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan Euro-t edhe automjeti.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Janar 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...