Krujë - Goditet një grup i shpërndarjes së narkotikëve në doza të vogla

Policia e Shtetitarrestiiii

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh.

Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disamujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.

A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.

E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.

E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera

Kukës - Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave

Kukëskukesdogana

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit;

-G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

-B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë - Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore.

Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30